Retro/Histori: 9 shtator 214 Aureliani
Aureliani (Lucius Domitius Aurelianus Augustus), perandor romak në periudhën 270-275, u lind më 9 shtator 214 ose 215. Gjatë mbretërimit të tij ai mundi alemanët (një fis gjermanik) pas një lufte shkatërrimtare. Ai gjithashtu mundi gotët, vandalët e të tjerë. Aureliani i riktheu Perandorisë Romake provincat lindore pas pushtimit prej tij të Perandorisë Palmirine në vitin 273. Vitin pasardhës ai pushtoi Perandorinë Galike në perëndim, duke e ribashkuar Romën. Ai ishte gjithashtu ideatori i ndërtimit të Mureve Aureliane në Romë dhe braktisjes së provincës së Dakisë. Sukseset e tij i dhanë fund me sukses krizës së shekullit të tretë, duke i dhënë titullin Restauruesi i Botës. Aureliani u lind afër Sirmiumit në Moesi (pranë Mitrovicës së sotme), në një familje provinciale: i ati ishte shërbëtori i një senatori të quajtur Aurelius, i cili i dha emrin e tij familjes. Aureliani u fut në ushtri rreth vitit 235, kur ai ishte rreth 20 vjeç. Ai u shqua në disa luftëra dhe sukseset e tij si komandant kavalerie e bënë pjesëtar të shpurës së perandorit Galenius. Në vitin 268 Aureliani dhe kavaleria e tij ishin pjesë e fitores së gjeneralit Klaudius mbi gotët.