Tunelet e zullumeve dhe gaztorët e pushtetit
Introduktën e tij për shqipërimin e vëllimit të parë të Don Kishotit, Noli ynë e përfundon me një frazë urim zemre e lutje Zotit: "Bejlurçinat e larot e Shqipërisë na bëjnë sot të qeshim e të qajmë me prapavajtjen e tyre, tamam si me Don Kishotin e me Sançon. Dhëntë Zoti të na bëjnë nesër të qeshim vetëm, se na bënë të qajmë mjaft". Por ajo "nesër" sikur nuk po dëgjon të vijë as pas një shekulli të tërë...
Urimi që Noli ia drejtonte Zotit si lutje prej oshënari, duket se mbeti vetëm urim e vetëm një lutje e padëgjuar as nga robi e as nga Zoti. Sepse me ato që ka parë e ka dëgjuar njeriu i shkretë i kësaj Shqipërie të tranzicionit, duket sikur Noli e ka shkruar dje atë Introduktë dhe Shqipëria jonë e halleve të rënda duket sikur është ende pjesë e periferisë së perandorive Otomane e Sovjetike, ku bejlurçinat e së parës me sovjetikët e së dytës nuk duan ta dëgjojnë atë urim-lutje, nuk duan që nuk duan të dëgjojnë të na bëjnë vetëm për të qeshur.
Po të kujtosh shfaqjet që na kanë dhënë me të tepërt në sallën e Kuvendit deputetët tanë të tranzicionit, do qeshësh me dhëmballë të fundit. Sepse aty mëson se kemi dhe deputetë që e dinë Venezuelën në kufi me vendet baltike dhe po këta deputetë të nderuar bëjnë pjesë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Kuvendit...
Nuk bën dot pa qeshur as kur sheh si hapet mbledhja e qeverisë me rrëfimin mallëngjyes për shijen e jashtëzakonshme të gjellëve të provuara gjatë një vizite zyrtare, por nuk zihen ngoje as marrëveshjet që u nënshkruan me atë vizitë zyrtare dhe ca më pak kujtohen pushtetarët tanë për shtetasit e tyre që marrin dhe bukën me listë apo për rritjen e pakontrolluar të çmimeve edhe të artikujve ushqimorë më jetikë...
Të vjen dhe për të qeshur kur dëgjon një mësuese të emëruar taze për merita partiake, të thotë se Ismail Qemali është njëri nga vëllezërit Frashëri, por nuk është vetëm për të qeshur kur dëgjon një ministër Kulture të ngulmojë se qeveria paska hyrë në bisedime për "të sjellë në atdhe eshtrat e Ismail Qemalit"... Të vjen për të qeshur kur dëgjon një mësuese të caktuar për të dhënë gjuhën angleze dhe ajo lumëmadhe di të thotë vetëm "Yes, yes!", por nuk është vetëm për të qeshur kur pushtetarët tanë të tranzicionit përpiqen të bëjnë poliglotin, duke shkelur dhe protokollin shtetëror, që kërkon të respektohet gjuha kombëtare e duke bërë për të qeshur dhe shtetarin e huaj tek dëgjon t‘i thonë në gjuhën e tij: "una miku tëndja... juve miku tona.. apo jo?"...
Të gjitha këto janë vetëm një përshenji e nga thesari i pamatur i xhevahireve jo vetëm për të qeshur, që lëshojnë nga dehja e pushtetit të punësuarit tanë në politikën e tranzicionit. Shumë prej tyre nuk e kapërcejnë masën e mjekrës. Mjekra bëhet fshesë kur pushtetarët tanë të tranzicionit përpiqen të mbulojnë zullumet, duke bërë falas gaztorin publik, megjithëse paguhen mirë për të bërë administratorin e parave publike. Dhe kjo është po aq e rëndë sa vetë tunelet e zullumeve dhe dëmet që i ka sjellë dhe i sjell vendit shembja e atyre tuneleve.
Një stacion televiziv shfaqi këto ditë një emision tronditës me pamjet që një video amatore paskej marrë nga punishtja e vdekjes, që pushtetarët tanë gaztorë patën ngritur në Gërdec. Të ngjethet mishtë kur sheh tek çmontohen predhat e rënda të artilerisë me duar të zhveshura grash e fëmijësh, a thua se janë duke zhveshur misër(!) Sheh dhe përgjegjësin e punimeve tek vjen rrotull mes skllevërve të varfërisë në atë varrezë të paralajmëruar dhe nuk arrin pastaj ta kapërdish atë buzëqeshje gaztori që na dhuron në ekrane nga shkallët e Prokurorisë së Përgjithshme ish-ministri përgjegjës për tragjedinë. Në atë tragjedi ku humbën jetën në përpjekje për të pakur urinë, jo pak, po 26 qytetarë të pafajshëm (!) ku e gjen atë buzëqeshje ky ish-ministër pas asaj gjëme që solli në tërë ato familje të varfra? Ku e gjejnë atë buzëqeshje këta pushtetarët tanë që paguhen nga taksat e qytetarëve si administratorë dhe na shfaqen për të bërë falas gaztorin e pushtetit?
Zyrtarët e tij çdo vend e çdo popull i paguan mirë që ata të administrojnë sa më mirë paratë publike, i paguajnë mirë të administrojnë me përgjegjësi e transparencë paratë e mbledhura nga taksat e qytetarëve dhe jo të përpiqen të fshehin edhe shembjen e tuneleve, duke bërë gaztorin e pushtetit. Mjekra bëhet fshesë kur arrin ish-ministri i akuzuar për Gërdecin të akuzojë dhe Prokurorinë e Përgjithshme (!) Atë Prokurori dhe Gjykatat që kemi sot, kanë aq të drejtë t‘i akuzojnë familjarët e viktimave të Gërdecit. Mbase kanë të drejtë t‘i akuzojnë edhe të gjithë qytetarët shqiptarë, për mosvënien përpara përgjegjësisë të fajtorëve të vërtetë, por jo ish-ministri që kishte vënë në dispozicion të punishtes së vdekjes në Gërdec edhe mjetet e transportit të ushtrisë. Ja t‘i bëjmë qejfin këtij ish-ministri e ta pranojmë që qenkemi aq budallenj sa ta dëgjojmë kur thotë se nuk e dinte fare se ku shkonin autokolonat e ushtrisë të ngarkuara me predha të rënda, ja ta dëgjojmë edhe kur thotë se mungoi të paraqitej disa herë në gjykatë nga frika e gripit të derrave, ja ta dëgjojmë edhe kur thotë se nuk fshihet pas imunitetit, edhe pse priti sa të zgjidhej sërish deputet e të futej në gëzhojën e imunitetit për të përfituar nga tërcifërcet procedurale e të emërohej sërish ministër, por këtë radhë i Mjedisit, meqë duhet të shëndoshë mjedisin që infektuan predhat dhe baruti i ministrisë që drejtonte më parë... Ja dhe i dëgjuam të gjitha këto broçkulla të thata pushteti, si budallenj të mirë që na marrin pushtetarët tanë, po atë buzëqeshjen me duar në xhepa nëpër shkallët e Prokurorisë së Përgjithshme, sikur kishte shkuar për të inspektuar atje zbatimin e ligjshmërisë, atë buzëqeshje prej gaztori të pushtetit nuk arrijmë dot ta kapërdijmë! Edhe atë mufkën prej trimoshi që "nuk ka nevojë për imunitetin e deputetit" mbase arrijmë ta dëgjojmë, por buzëqeshjen e gaztorit të pushtetit nuk e quajmë dot mjekër. Zotërinj pushtetarë, shqiptarët e varfër asaj buzëqeshjeje nuk i thonë më mjekër por i thonë fshesë!...
U nis dikur një rrugë e madhe si në ato përrallat me mbret. U nis pa projekt, bazuar në ligje të huaja e jo në ligjet shqiptare, sado që andej i kemi marrë dhe ligjet tona të tranzicionit. U nis ajo rrugë e madhe pa studimet e nevojshme as për tunelet. U nis me një preventiv prej 440 milionë eurosh, shkoi pastaj në 520 milionë euro, shkoi më pas në 750 milionë euro, thonë se deri më sot ka arritur në 1 miliardë e 200 milionë euro e kush e di se ku do ta mbajnë frymën eurot e taksave të shqiptarëve, por shqiptarët taksapagues nuk paskan të drejtë as të pyesin se ku shkojnë e si administrohen taksat e tyre, madje nuk paskan të drejtë as të mësojnë se pse u shemb tuneli dhe sa milionë euro të tjerë do hajë ajo grykë tuneli, të mësojnë se kur qe lënë për t‘u përfunduar me kontratë (se me fushatë u përurua e u përfundua disa herë dhe vetëm me flamurë partie, edhe pse është rrugë patriotike) dhe ministri përkatës në vend që t‘u përgjigjej këtyre pyetjeve të taksapaguesve, na jepte vetëm buzëqeshjen e gaztorit të pushtetit. Na jepte buzëqeshjen e gaztorit të pushtetit ai ministër edhe kur na qenkej akuzuar (doemos padrejtësisht e me synime antipatriotike) për shpërdorimin e disa qindra milionë euro të parave publike (!) Na jepte buzëqeshjen e gaztorit të pushtetit ai ministër edhe kur na deklaronte se nuk paskej nevojë as ky për imunitetin e deputetit, por dhe ky na u strehua rastësisht në vonesat e gjyqit dhe në tërcifërcet procedurale për të pritur futjen përsëri në gëzhojën e deputetit. Edhe ky ministër, në vend që të përgjigjet për sa më sipër, na jep vetëm buzëqeshjen e njohur të gaztorit të pushtetit(!)...
Vijon sërish përralla e po asaj rruge të madhe, por këtë radhë me një ministër të ri e me rrugë tërësisht të bllokuar nga tuneli i rrëzuar. Presin taksapaguesit që të shpjegojë ministri i ri përse u rrëzua tuneli e dhe sa miliona euro do hajë ajo rrugë e madhe dhe ai tunel i rrëzuar që të bëhen të kalueshëm, por në vend të përgjigjes edhe ministri i ri, si i pari, na del në konferencë shtypi, jo për të dhënë përgjigjen serioze të zyrtarit të përgjegjshëm, por për të na bërë gaztorin e pushtetit(!)...Dhe nga përralla e rrugës që u hap me tërë ato kusure vetëm për zjarr patriotik e për të bashkuar kombin mbarë, zgjohemi një ditë të bukur jo të bashkuar dhe me pjesën tjetër të kombit, por të ndarë më dysh edhe në këtë pjesë që na kanë lënë brenda kufijve të fortët e kësaj bote. Për të kaluar Kalimashin tashmë dashkan vizë jo vetëm pasaportat e thjeshta, por dhe pasaportat diplomatike të deputetëve(!) Afshi partiak i banorëve patriotë rreth tunelit, doemos nën drejtimin e pushtetarëve vendorë e me direktivë të pushtetarëve qendrorë, i kthen befas në "roje të revolucionit" që u "tregojnë vendin" deputetëve kushërinj në opozitë, duke i shpallur jo pako gjë, po "antikombëtarë"(!) Dhe atyre deputetëve kushërinj të pozitës, që sot janë në opozitë pas suksesit të madh në modernizimin e teknologjisë për vjedhjen e zgjedhjeve të radhës, nuk u hyjnë në punë tani as vizat "Shengen" që kanë në pasaportat diplomatike, se duhen vizat "Thirrë-Kalimash"...
Si t‘u prishet humori pushtetarëve tanë me gardistë të tillë revolucionarë, që bllokojnë rrugën dhe për gjysmën e deputetëve, sapo marrin një shenjë nga pushteti? Mbase këtu e gjejnë dhe atë zell të çuditshëm, për të bërë gaztorin pushtetarët tanë, edhe kur shemben tunelet e rrugës patriotike. Tek e fundit pse t‘u thonë qytetarëve të tyre se si i administrojnë taksat, ato mall belik janë të shkretat...
Duket që malli belik nuk i lë pushtetarët tanë ta prishin humorin e të mos buzëqeshin as kur papërgjegjshmëria e tyre merr jetë qytetarësh të pafajshëm, siç mori tuneli i zi i armatimeve në Gërdec. Nuk kanë pse ta prishin humorin pastaj kur bëjnë përshesh paratë e taksave, si në rrugën e madhe patriotike, që duhet të bashkojë mbarë kombin dhe pushteti e përdor për të ndarë shqiptarët përsëri "në klasa armike" edhe brenda kufijve shtetërorë...
Duket që ky humor i zi i gaztorëve të pushtetit të tranzicionit tonë jetëgjatë, si etapat e gjata të socializmit të djeshëm, ndihet më i sigurt kur shemben tunelet e zullumeve të pushtetit. Duket që gaztorët e pushtetit kanë bindjen se në tunelet e shembura fshihen më mirë edhe zullumet e tyre. Duket që kjo skotë e pushtetarëve të tranzicionit tonë aq të lavdishëm sa Partia që na e la në derë, e paskan më të lehtë të bëjnë gaztorin edhe pse paguhen mirë për të bërë administratorin. Duket që kjo skotë pushtetarësh të tranzicionit kanë bindjen se, duke bërë gaztorin, do ta mbyllin më thellë të vërtetën në tunelet e errëta të pushtetit të trashëguar. Sikurse duket që ai pushtet i trashëguar e ka dehur aq shumë këtë tarikat pushtetarësh, sa që qytetarëve të thjeshtë taksapagues u duhet të përsëritin edhe sot pas një shekulli atë lutjen oshënare të Nolit: "Dhëntë Zoti që këtej e tutje bejlurçinat e pushtetit të na bëjnë vetëm për të qeshur!"...