Berisha: Nuk mund ta ndërpres komunikimin me Ramën
Për herë të parë, pas zgjedhjeve të 28 qershorit, Kryeministri Sali Berisha pranon publikisht se ka tentuar të mos e ndërpresë komunikimin me kreun e partisë më të madhe opozitare. "Unë kam komunikuar dhe do të komunikoj në mënyrë të pandërprerë jo vetëm me zotin Rama, por me çdo faktor, me çdo qytetar dhe me çdo udhëheqës të këtij vendi, privatisht dhe publikisht. Unë nuk e ndërpres komunikimin. Nuk mund të ndërpres komunikimin me një kryetar të një partie kryesore opozitare, me të cilin kam një arkiv shumë pozitiv bashkëpunimi, mos u nisni nga megafoni publik, por shikoni edhe reformat që janë promovuar dhe që janë të shumta", tha Berisha. Në konferencën e posaçme për shtyp, për të përshëndetur vendimin e Bashkimit Europian për Shqipërinë, kreu i qeverisë theksoi se "e ftoj zotin Rama që nesër të dalim së bashku të përshëndesim vendimin e BE-së për Shqipërinë". Kryeministri theksoi se BE-ja nuk do ta ndërmerrte këtë vendim në rast se zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri do të kishin probleme. Por përpos kësaj, shefi i qeverisë u tregua i hapur për bashkëpunim me partinë më të madhe opozitare. "Do bashkëpunoj me opozitën siç kam bashkëpunuar për reformat ndër më të thella. Dhe e vërteta është se me zotin Rama kam një arkiv shumë të pasur bashkëpunimi", tha ai. Sipas Berishës, "në mungesë të materies, këto procese, siç po faktojnë vendimet e Brukselit, nuk mund të ndahen; dhe njëherë është koha të bëj thirrje që të bashkëpunojmë me interesin më të ngushtë". Pavarësisht ofertës për bashkëpunim me opozitën, Kryeministri nuk bëri asnjë hap prapa në lidhje me kërkesën për hapjen e kutive.
"Të pretendosh të shkelmosh një vendim të gjykatave në rrugë politike, kjo nuk mund të bëhet. Mbetem i hapur për një spektër bashkëpunimi elektoral", tha ai. Duke komentuar protestat, numri një i qeverisë tha se "detyra ime është të bëj të gjitha përpjekjet për të garantuar zhvillimin sa më normal të protestave. Ky është një vend i lirë, ku liria e mendimit është e garantuar kudo dhe në çdo gjë". Në vijim të kërkesës së tij për bashkëpunim, Berisha theksoi se opozita ka kontribut të madh për zgjedhjet. "Miratova pikë për pikë propozimet e saj. Jam gati të pranoj prapë amendamentet e reja të PS-së nëse i sjell ato në Parlament dhe unë do ia votoj", theksoi ai. Duke iu referuar vendimit të BE-së për Shqipërinë, Kryeministri garantoi qeverinë e Bashkimit Europian, duke thënë se "qeveria ime do të ndërmarrë çdo reformë, ligj, vendim për të përmbushur të gjitha detyrimet". Më tej, Kryeministri ka falënderuar ministrat e Jashtëm të BE-së për vendimin e tyre dhe ka dhënë garancinë e tij për realizimin e reformave të nevojshme për integrimin e vendit. "Unë shfrytëzoj këtë moment për të falënderuar dhe për të garantuar ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së, se do të ndërmarrim çdo reformë për të përmbushur të gjitha detyrimet për të plotësuar projektin e Shqipërisë europiane", ka shtuar Berisha.