Tuneli Rrëshen-Kalimash, tani me pagesë
TIRANE-Automjetet që do të kalojnë në tunelin e Thirës, tani duhet të paguajnë. Këtë njoftim e jep gazeta e njohur kosovare "Koha Ditore", duke iu referuar burimeve nga kompania e huaj që po kryen punimet e ndërtimit të tunelit. Me sa duket, segmenti Rrëshen-Kalimash për një kohë të gjatë do të jetë sërish objekt i vëmendjes së opinionit në Shqipëri e Kosovë.
Gazeta sqaron se, sipas të njëjtave burime, tarifat e pagesave për kalimin e automjeteve në tunelin e Kalimashit janë përcaktuar paraprakisht: 200 lekë për autoveturat (mbi 1.5 euro), 500 lekë për furgonët (rreth 4 euro) dhe 1.000 lekë për autobusët e kamionët (rreth 8 euro). Për më tepër, "Koha Ditore" njofton se njëra prej galerive të tunelit mund të bëhet e gatshme për qarkullim vetëm në fund të këtij viti, ndërkohë që kryeministri Berisha së bashku me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, e përuruan tunelin në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit dhe gjatë gjithë verës në të kaluan mijëra automjete. Në rast se ka një projekt të tillë, qeveria 'Berisha' duhet të përballet me akuzat se një objekt i financuar nga buxheti i shtetit, që mbushet me taksat e shqiptarëve, tashmë do të trajtohej si një objekt koncensionar. Një gjë e tillë, të paktën deri tani nuk është thënë asnjëherë. Megjithatë, ndaj këtij informacioni duhet të reagojë Ministria e Transporteve, por edhe Financat, të cilat janë zhytur deri në fyt në borxhe me terma tregtare, ndërkohë që fatura për ndërtimin e segmentit po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë dhe, ndërkohë, tuneli është i mbyllur e jofunksional.
(d.b/GSH/BalkanWeb)