PE, në nëntor shqyrtohet raporti për vizat
STRAZBURG- Më 12 nëntor, Parlamenti Europian pritet të shqyrtojë raportin e eurodeputetes sllovene, Tanja Fajon, lidhur me përshpejtimin e procedurave për liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor, ku në propozimin e saj janë përfshirë Shqipëria dhe Bosnja. Raporti i Fajon u miratua të hënën në darkë nga Komiteti europarlamentar për Lirinë, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, pasi pak javë më parë mori miratimin edhe të Komitetit të Jashtëm. Në paraqitjen e këtij raporti, raportuesja për çështjen e liberalizimit të vizave për vendet e Ballkanit ka propozuar që në listën e vendeve që përfitojnë nga ky proces, përveç Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë, të përfshihet Shqipëria dhe Bosnja, duke lënë të hapur mundësinë për fillimin e negociatave me Kosovën. Fajon është shprehur në mbledhjen e këtij komiteti se, dritë jeshile për Shqipërinë dhe Bosnjën mund të jepet edhe në qershorin e 2010, por vetëm nëse qeveritë e këtyre dy vendeve plotësojnë kushtet e kërkuara.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)