E Shtunë, 31 Tetor 2026

mimi i Parisit Papadhimitri E mesova nga interneti

Filmi i një regjisori të ri shqiptar “Dita e parë e shkollës” është vlerësuar si filmi më i mirë me metrazh të shkurtër në Paris në festivalin e filmit të Europës Juglindore. Per Dionis Papadhimitrin ky është çmimi i tretë për këtë film brenda një periudhe dy vjeçare dhe një ndër vlerësimet e rralla të kësaj gjinie në kinematografinë shqiptare.

“Filmi u vlerësua për të gjithë komponentët si filmi më I mirë me metrazh të shkurtër, që është çmimi kryesor në një festival filmi me metrazh të shkurtër. Në të vërtetë nuk shpresoja për çmim sepse vendet e Europës Juglindore, sidomos Serbia, Bullgaria, kanë filma me metrazh të shkurtër shumë të mirë dhe cilësi në të gjithë komponentët, si artistikë ashtu dhe teknikë. Për mua fillimisht ishte kënaqësi pjesmarrja në festival” tha regjisori Papadhimitri.

Por mungesa e mbështetjes financiare ka bërë që Papadhimitri të mësojë vlerësimin vetëm nëpërmjet internetit.
“Nuk kam qenë personalisht për shkak fondesh sepse kërkohet një lloj buxheti që të marrësh pjesë. E rëndësishme është që çmimi u mor. E pashë rastësisht të nesërmen në internet dhe kur pashë që filmi kishte fituar çmimin e parë ishte një lloj kënaqësie shumë e veçantë” tha Papadhimitri.

Filmi i Papadhimitrit ka fituar çmimin e parë dy vite më parë në TIFF dhe në 2010 është zgjedhur mes tre filamve më të të mirë në “Prix Italia”. Ai mer shkas nga mosparaqitja e nxënësve në ditën e parë të shkollës në një fshat larg Tiranës.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›