E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga angleze Ancelotti Do luftojme deri ne fund

Chelsea do të luftojë deri në minutën e fundit të sezonit për të fituar titullin në Premier Ligën angleze. Ky është premtimi i trajnerit Carlo Ancelotti, i cili nuk është dorëzuar në objektivin për të fituar trofeun e dytë me blutë e Londrës. Chelsea ka gjashtë pikë më pak se kryesuesit e Manchester United, por trajneri italian beson se gjithçka është e hapur deri në ndeshjen e fundit të këtij kampionati.

“Ne do të kërkojmë të mbajmë të hapur garën deri në minutën e fundit. Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë ta bëjmë këtë. Sigurisht duhetë të fitojmë ndeshjen direkte me Manchester United. Mbase ata mund ta fitojnë titullin, porn e jemi të vendosur për të luftuar deri në fund”- ka thënë Ancelotti.

Përveç titullit, trajneri italian duhet të mendojë edhe për të ardhmen e tij. Mediat angleze prej javësh flasin për një largim të mundshëm të tij në fund të sezonit, por Ancelotti preferon të përqëndrohet vetëm te rezultatet e skuadrës.

”Koha do të tregojë se çfarë do të ndodhë. Nuk dua të flas për këtë tani. Dëgjoj shumë gjëra, të cilat janë të pavërteta, por nuk më intereson. Unë vazhdoj të jem trajner i Chelsea”- ka përfunduar tekniku italian.

Ndeshja e radhës e Cheslea është ajo kundër Totenham.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›