Diplomat/Padi studentëve,grevisti në spital

Një nga studentët që ka hyrë në grevë urie në universitetin Bujqësor është shoqëruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai humbi ndjenjat. Ndërkohë, që gjendja shendetësore edhe e disa studentëvë të tjerë paraqitet shumë e rëndë.
Studentët e universitetit Bujqësor të Kamzës kanë shpërkallëzuar protestën e tyre për heqjen e kriterit të mesatares për të vazhduar studimet për t'u pajisur me diplomë të nivelit të dytë. Mëngjesin e sotëm ata kanë bllokuar ambjenetet e fakultetit.
Ata kanë kërkuar reagimin e kryeministrit Berisha lidhur me kërkesat e tyre. Studentët që kanë hyrë në grevë urie thonë se do të vazhdojnë të qendrojnë në grevë deri në vdekje nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen. Grevistët ishin shtrirë në korridorin e universitetit. Jashtë godinës ka edhe forca policie.
Por dekani i Fakultetit të Ekonomi-Agrobiznes, Bari Musabelliu dhe zëvendës dekani, Maksim Meço kanë bërë një kallëzim penal ndaj studentëve për uzurpim të ambjenteve të godinës.
Studentët e fakultetit të Agrobiznesit dhe Ekonomisë kërkojnë të vazhdojnë studimet dy vjeçare për t'u paisur me diplomë të nivelit të dytë. Pengesë për të realizuar këtë bëhët kriteri mesatare i vendosur nga dekanati i këtij fakulteti.