E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tuneli i Llogorasë, Rama ndan pamje nga ceremonia hapëse: Punë e kryer

TIRANË, 5 korrik/ATSH/ Qytetarët, por edhe turistët që duan t’i drejtohen bregdetit në jug të Shqipërisë po kalojnë nga sot në tunelin e Llogorasë, një nga investimet më të mëdha në vend.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga ceremonia hapëse e zhvilluar në tunelin e Llogorasë, duke e cilësuar këtë vepër infrastrukturore “punë të kryer”.

Në ceremoninë e organizuar ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, zyrtarë dhe shumë banorë të zonës, sikundër edhe pushues.

Qytetarët shprehën kënaqësinë për këtë vepër që jo vetëm shkurton distancat drejt jugut, por nxit turizmin dhe ekonominë e zonës.

Tuneli i Llogorasë ka një gjatësi prej 5.9 kilometrash. Ai nis 500 metra larg urës së Shën Elizës, që është pjesë e rrugës Orikum-Dukat. Ky tunel do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, një vepër historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut të vendit.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›