Tuneli i Llogorasë bllokohet nga dherat, radhë të gjata trafiku dhe vonesa

Trafiku në hyrje të Tunelit të Llogorasë po përballet me radhë të gjata dhe bllokime, si pasojë e rënies së dherave që kanë mbuluar totalisht kalimin rrugor. Ky problem vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i punimeve që po kryhen në anësoret e rrugës.
Dherat e rëna në karrexhatë kanë bllokuar plotësisht kalimin e automjeteve në hyrje të tunelit.
Për shkak se ndërhyrja për pastrimin dhe hapjen e rrugës zgjat disa orë, ka krijuar radhë të gjata trafiku dhe vonesa të shumta për drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në këtë aks.
Autoritetet rrugore dhe policia janë informuar dhe pritet ndërhyrja e mjeteve të rënda për zhbllokimin e aksit, me qëllim normalizimin e qarkullimit. Përdoruesit e rrugës këshillohen të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e policisë rrugore në vendngjarje.
/rtsh.al/