E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjendet e mbytur një grua në lumin Shkumbin, policia identifikon viktimën

Policia e Elbasanit bëri të ditur se ka identifikuar viktimën, trupi i së cilës u gjet në ujërat e lumit Shkumbin rreth orës 17:30. Ajo është shtetasja D. B., rreth 55 vjeçe.

Sipas njoftimit të policisë, D. B., 55 vjeçe, vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ajo ishte larguar nga qendra sociale ku ishte strehuar rreth orës 15:00 të ditës së sotme.

“Rreth orës 17:30, në lumin Shkumbin, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në lumë, shtetasja D. B., rreth 55 vjeçe. Kjo shtetase ishte e strehuar në një qendër sociale dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ajo ishte larguar nga qendra rreth orës 15:00 të ditës së sotme.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes, me qëllim që të përcaktohet nëse bëhet fjalë për një vdekje aksidentale pas largimit nga qendra e strehimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›