Tuneli i Qafë Krrabës, Olldashi: Përfundon në muajin maj
TIRANE - Ministrat i Transporteve Sokol Olldashi dhe ai i Mbrojtjes Arben Imami, të shoqeëuar dhe nga deputetë të qarkut të Elbasanit, kanë inspektuar sot punimet në tunelin e Qafë Krrabës, pjesë e aksit Tiranë- Elbasan.
Ministri Olldashi bëri të ditur se kanë përfunduar 66% e volumit të punimeve të përgjithshme, të cilat pritet të përfundojnë në muajin maj.. Sipas Olldashit, mbeten për tu hapur dhe 700 metra tunel, ndërsa rruga Tiranë-Elbasan do të përfundojë në pranverën e vitit 2013.
Ministri Olldashi e cilësoi rrugën Tiranë- Elbasan si më të rëndësishmën, pas Rrugës së Kombit.
Autostrada Tiranë-Elbasan shkurton mesatarisht 40 minuta kohën që duhet për të shkuar nga Tirana në Elbasan. Investimi më i rëndësishëm i rrugës është tuneli i Krrabës me një gjatësi prej rreth 2.4 km. Shpejtësia e udhëtimit do të variojë nga 100 në 120 km në orë.
Autostrada Tiranë-Elbasan është e gjatë 26.9 km. Kjo rrugë është e ndarë në tri lote, nga të cilat: loti i parë fillon nga Unaza e Madhe deri në kilometrin e 13-të, loti i dytë është tuneli dhe loti i tretë është nga dalja e tunelit në qytetin e Elbasanit.
(er.nu/BalkanWeb)