Burgjet shqiptare, KiE: Keqtrajtime fizike dhe kushte skadaloze
Tiranë- Një numër i konsiderueshëm personash, përfshirë edhe shumë të mitur, janë keqtrajtuar fizikisht gjatë arrestimit të tyre apo marrjes në pyetje nga oficerët e policisë në Shqipëri.
Kështu thuhet në raportin e Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Çnjerëzor ose Degradues apo Ndëshkimit (KPT), eskpertët e të cilit vizuan vendin tonë në Maj 2010.
Sipas raportit për Shqipërinë të publikuar sot, personat e pyetur kishin deklaruar se kishin marrë shqelma, grushta, goditje me shkop apo shuplaka nga ana e efektive të policisë.
Sipas raportit kushtet ishin skandaloze në disa institucione burgimi dhe të varfëra në pjesën më të madhe të institucioneve të vizituara nga ekspertët e KPT-së
“Kushtet në Qendrën e Paraburgimit në Kukës ishin të tmerrshme (qeli me lagështi dhe të ndyra, me riparime në gjendje të dobët, me dritë natyrore të kufizuar dhe ventilim të papërshtatshëm)’- thuhet në raport, duke shtuar se kushtet materiale ishin të varfër edhe në shumë qeli të burgut të Burrelit dhe në Spitalin Psikiatrik Shkodër.
‘Qeli të shkatërruara, pa dritë natyrore ose shumë të kufizuara, ndriçim artificiale të zbehtë dhe ventilim të varfër- thuhet në raport. Ndërkaq nga ana e tyre autoritete shqiptare kanë deklaruar se shume prej objekteve të paraburgimit janë duke u rindërtuar apo rinovuar.
Sa i takon numrit të të burgosurve në burgjet shqiptare mbipopullim kishte në Burgun nr. 313 në Tiranë. Teska autoritetet shqiptare informojnë KPT-në se në të ardhmen e afërt do të fillojë ndërtimi i një qendre të re të paraburgimit në Kukës si edhe e një burgu të ri arresti në Tiranë.
Raporti i KPT-së flet edhe për marrëdheniet personel-të burgosur në burgjet shqiptare duke e cilësuar dhunën si fenomen jo shqetësues.
Megjithatë, në burgun e Korçës, burgun nr. 313 i Tiranës dhe në Qendrën e Paraburgimit në Durrës, disa të burgosur pretenduan se ishin keqtrajtuar fizikisht nga anëtarët e grupeve të veçanta të ndërhyrjes në këto objekte- thuhet në raport.
Por KPT në raportin e tij ka shprehur shqetësimin e përdorimit të zinxhirëve metalike për të lidhur pacientët vetëvrasë apo të shqetësuar aps shtratit. Lidhur me këtë shqetësim shteti shqiptar tha se do të përdoren vetëm rripa lekure në të ardhmen.
Raporti konkludoi se kushte të kenaqshme materiale u evidentuan në Qendrën e sapo-ndërtuar të Riintegrimit të të Miturve në Kavajë, por edhe në burgjet e Fushë-Krujës dhe Korçës, në Qendrën e Paraburgimit në Durrës, si dhe në shtëpitë komunitare në Elbasan dhe Shkodër.
Dorina Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Shkup, KiE: Shqiptarët dhe maqedonasit thellësisht të ndarë në linja etnike Maqedoni- Shqiptarët dhe maqedonasit nuk kanë asnjë bashkëveprim mes tyre,...
- Mbipopullimi, Greqia “hap” burgjet Greqi- Mbipopullimi i burgjëve greke ka sjellë edhe dorëzimin në...
- Banda shqiptare në Greqi, bien akuzat për përdhunimet Greqi- Polica greke shkatërroi një prej organizatave më të rrezikshme...