Raporti, KE: Në disa burgje shqiptare, kushte të tmerrshme
TIRANE – “Në disa qendra paraburgimi në Shqipëri kushtet janë të tmerrshme, ndërsa në disa raste konstatohen edhe keqtrajtime fizike dhe psikologjike nga ana e punonjësve të policisë mbi të burgosurit.”
Kjo është një pjesë e përfundimeve që del nga një raport i publikuar nga Komiteti i Antitorturës i Këshillit të Europës, për gjendjen në burgjet shqiptare.
Siç konstatohet në raport, dhunës dhe keqtrajtimit fizik në burgje i janë nënshtruar edhe të miturit, të cilët pohojnë se janë dhunuar fizikisht me shuplaka, grushta, shkelma ose goditje me shkop.
Sipas raportit, dhuna në burgje është konstatuar kryesisht në burgun e Korçës, burgun 313 në Tiranë dhe qendrën e paraburgimit në Durrës.
Raporti konstaton se në shumicën e rasteve, kushtet e paraburgimit në Shqipëri janë të varfra. Në Kukës kushtet cilësohen skandaloze, me qeli të lagështa dhe të ndyra, pa dritë dhe pa ajrim.
Kushte të kënaqshme janë konstatuar vetëm në burgjet e sapondërtuara. Raporti konstaton me shqëtesim përdorimin e zinxhirëve metalikë në spitalin e burgut ndaj disa pacientëve të cilësuar agresivë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)