E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tung Toros!

Torosi është larguar nga shtëpia e Big Brother në fillimin e javës së katërt të BBA4. Kaq e kishte aventura e tij. Në shtëpi hynë edhe katër banorë të tjerë. Nga Ardian Jasiqi më 17 janar 2011 në ora 10:33

Torosi ka qenë i eliminuari i radhës në shtëpinë më të madhe të shqiptarëve, Big Brother Albania 4.

I nominuari më së shumti në internet kësaj radhe doli që të jetë i saktë, sepse votuesit shqiptarë ishin ata që i dhanë fund aventurës së Torosit në shtëpi.

I pari që i shpëtoi eliminimit ishte Algeni, i cili për shkak të dënimit të javës së kaluar do të jetë në nominim edhe këtë javë. Ndërkaq, pas tij në fund mbetën Ermela dhe Toros.

Pas kësaj erdhi edhe eliminimi final, ku dy banorët shkojnë në zonën e tunelit për të marrë vendimin dhe njëri prej tyre nuk do të kthehet më në shtëpi.

Dhe ky ishte Torosi.

Pas kthimit në shtëpi, Ermela shkon menjëherë për ta përqafuar Ervinin, edhe pse asaj i vinte keq për Torosin, ndërkaq thotë se ajo do të vazhdojë edhe me debatet që i kishte bërë gjatë kësaj jave.

Nga ana tjetër, Torosi kthehet në studio, ku bisedon me Arbanën dhe thotë se gjatë qëndrimit brenda i kishte dhënë energji të madhe shtëpisë dhe se ai në lojën e tij nuk kishte bërë hile, por kishte luajtur thjesht vetveten.

Pesë banorë të rinj

Në javën e katërt të Big Brother Albania presim edhe një lojë më të nxehtë, pasi që brenda kanë hyrë edhe katër konkurrentë të rinj.

Çimi është banori i parë që ka hyrë në shtëpi, ndërkaq pas tij hyri edhe Jonela dhe Fatoni. I pari që ka hyrë në shtëpi ka qenë Edisoni.

Ky i fundit është nga qyteti i Gjilanit dhe më të hyrë në shtëpi ka thënë se është optimist që në shtëpi do të sjellë ndryshime në ambiente të shtëpisë.

Me Fatonin bëhen dy konkurrentë nga Kosova, të cilët hynë në shtëpinë më të famshme televizive për shqiptarët për momentin.

Banore tjetër nga Kosova është edhe Petriti me Alkenan. Kjo e fundit ka bërë një lojë interesante në shtëpi, pavarësisht se asnjëherë nuk ka qenë e nominuar.

Pas kësaj ka ardhur edhe deri te nominimi e kandidatëve për të dalë nga shtëpia. Vota më së shumti për këtë javë kishin marrë Algeni, Elisa, Ermela dhe Ervini.

Të katër këta kandidatë do të ballafaqohen në mes veti në javën e ardhshme, kur edhe do të mësohet emri i radhës që do ta lërë shtëpinë e Big Brother Albania 4.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›