E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë befasie!

Afërdita Dreshaj është zgjedhur Miss Kosova Universe 2011. Ajo do ta përfaqësojë Kosovën në Miss Universe 2011 që do të mbahet në Brazil. Nga Ardian Jasiqi më 17 janar 2011 në ora 11:51

Ndodhi ashtu sikurse ishte pritur. Afërdita Dreshaj u zgjodh Miss Kosova Universe 2011. Fitorja e saj nuk ishte ndonjë befasi e madhe, pasi që një fitore e këtillë ishte paraparë të ndodhë qysh kur ishte marrë vesh se bukuroshja do të konkurrojë për kurorën e më të bukurës së Kosovës.

Dreshaj në finale kishte vetëm një konkurrente, e cila nuk iu shkoq asaj deri në momentin e zgjedhjes së saj.

Ishte kjo Gentiana Cana, e cila ishte zgjedhur përcjellësja e parë e Miss-it. Gentiana kishte shumë më shumë emocione në zgjedhjen e miss-it, ndërkaq emocione nuk kishte aspak Dreshaj, që thuhej se e dinte tashmë se do të zgjidhej më e bukura e Kosovës.
Normalisht, pas përfundimit të Miss shumë vajza kanë thënë për Express së kjo fitore ka qenë e planifikuar dhe nëse ato e kishin ditur se do të shkonte kështu, atëherë nuk do të kishin marrë pjesë në evenimentin që është organizuar nga “Art Motion” dhe fotografi i njohur shqiptar Fadil Berisha.

Pas përfundimit të miss-it, normalisht vajzat kanë pasur vend për zhgënjim sepse fitorja e Dreshajt ishte paraparë dhe se ajo kishte marrë vesh më parë.

Pavarësisht kësaj, miss-i i zgjedhur do ta përfaqësojë Kosovën në Miss Universe 2011 që do të mbahet në Brazil, ndërkaq pas dy edicioneve pa dallavere që kishte rezultuar me zgjedhjen e Marigona Dragushës (përcjellëse e dytë e Miss Universe) dhe Kështjella Pepshit, spektakli i organizuar në Kosovë i ngjasoi spektaklit të parë, të atij kur Zana Krasniqi ishte zgjedhur miss ende pa filluar spektakli.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›