Portman, punoi shumë për rolin e balerinës

Natalie Portman asnjëherë nuk ka dashur që të “kërkoj kënaqësi”.
Aktorja 29 vjeçare – që për momentin është shtatzënë me fëmijën e saj të parë – është paksa si karakteri i zi Nina në trilerin psikologjik “Black Swan” sepse ajo nuk dëshiron që të “dënoj vetveten”, por është përgatitur shumë për rolin në mënyrë që të bëhet edhe një valltare e baletit.
“Jam shumë e përgatitur në vetvete që të eci tutje. Kurrë nuk kam menduar se është mjaftë dhe gjithmonë ndihem se mund të bëj më shumë por nuk dëshiroj që të mbetem e uritur apo të ndiej dhimbje apo të ndihem e lodhur”, tha ajo.
“Kështu ky karakter është një lloj vet-dënimi dhe nuk të lë të flejë, nuk të lë të hajë dhe unë, besoni se kam punuar me këto lëndime për tre muaj me radhë. Por, e kam jetuar një karakter të këtillë. Si karakter kërkoj kënaqësi nga rolet”.