E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tung nga Karolina!

Milano, tetor Karolina Kurkova mori emër si engjëlli i Victorias Secret. Ajo është cilësuar si njëra prej modeleve që i përmbush të gjitha kushtet për të qenë një modele e famshme botërore. Bukuroshja çeke, e cila po qëndron në Javën e Modës në Milano, nuk ka ngurruar që të japë edhe një intervistë të shkurtër për shtojcën Express Rozë...

Rozë: Ndonëse nuk tingëllon emër i panjohur, mund të na thoni kush është Karolina Kurkova?
Kurkova: Jam lindur në Çeki, Decin më 1984, në një familje normale, ku gjërat si sporti e arti kanë qenë të vlerësuara. Bazuar në këtë për mua nuk ka qenë e paimagjinueshme të filloja një rruge në botën e shou-biznesit. Me kohë, duke konkurruar edhe punuar në këtë drejtim, një dite kuptova që isha një modele çeke e famshme

Rozë: Si është të konkurrosh në një drejtim/kategori kur përmasat e garës janë pothuajse globale?
Kurkova: Tingëllon diçka tepër pesimiste, gati e pashpresë. Por me kohë nëse ke mbështetje të personat e tu të rëndësishëm, atëherë fillon, merr frymë thellë dhe gjërat lëvizin. Pastaj kupton që duke hedhur një hap, mund të fillosh të ecësh përpara

Rozë: Keni pasur mbështetje me siguri?
Kurkova: Po, pa këtë mbështetje thjesht do të isha një zë i padëgjuar. Për këtë jam falënderuese.

Rozë: Ndonjë moment të veçantë në karrierë?
Kurkova: Sigurisht. Zgjedhja si engjëll në Victorias Secret është diçka që të bën të ndihesh e veçantë. Kjo sidomos në një moshe të re çfarë unë isha... pastaj paraqitja në Academy of Country Music Award. Sigurisht se ka shumë momente të tilla.

Rozë: Po në jetë?
Kurkova: Kur kuptova që isha shtatzënë Kjo në njëfarë forme ta ndryshon mënyrën si i sheh dhe i percepton gjërat.

Rozë: Keni punuar për shtëpi mode me famë botërore. Çfarë është ndjesia të punosh për to?
Kurkova: Në fillim futemi në gara dhe shpesh edhe zhgënjehemi, sapo jemi eliminuar nga një e tillë. Është diçka që ia vlen të kthehesh prapë e të provosh, sidomos nëse i kemi parasysh rezultatet e pastajme. Është ndjenjë sikur më në fund jeta po të buzëqesh..

Rozë: Po filmi?
Kurkova: Eh... është pasion imi. Diçka që jam rritur duke e dashur dhe ka qenë ëndërr të futesha në këtë industri. Tanimë kam njëfarë përvoje dhe kjo me ka ndihmuar të kuptoj shumë gjera. Është diçka për të cilën ia ka vlejtur të mundohem, ndonëse nuk është e lehte dhe për shumë gjera duhet të sakrifikohesh..

Rozë: Me çfarë po merreni tani?
Kurkova: Po kënaqem me këtë që kam arritur dhe po punoj. Në Milano jam për një show të Versace dhe në New York ka gjera që me presin.. Ndërkohë po shoh disa role për tu angazhuar në kinematografi..

Rozë: Një mesazh për kosovarët?
Kurkova: Tung, Kosovë...Faleminderit juve...më bëhet qejfi që lexuesit e juaj do të lexojnë diçka nga unë...

Karriera e Kurkovas

Atë mund ta keni parë shpesh në Fashion TV dhe nëpër reklama të shumta nëpër Evropë dhe SHBA. Deri me tani ajo ka qenë modele e Victorias Secret, pastaj ka sfiluar edhe për Yves Saint Laurent, pastaj për shtëpitë e modës Tommy Hilfiger, Valentino, Louis Vuitton, John Galliano, Chanel, Christian Dior, Hugo Boss, Versace, H&M. Pasuria e Kurkovës vlerësohet të jetë rreth 10 milionë dollarë. Ajo ka luajtur edhe në filmat si: G.I. Joe: The Rise of Cobra pastaj në disa seriale televizive. Kritika e ka vlerësuar lart sidomos paraqitjen e saj në G.I. Joe: The Rise of Cobra. Ajo është shtatzënë dhe pret një fëmijë me të fejuarin e saj Archie Drury. Ajo është e angazhuar edhe në disa organizata joqeveritare dhe ka marrë pjesë në disa aksione humanitare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›