Nga nesër ora kthehet 60 minuta prapa

Që nga dita e nesërme bëhet ndërrimi sezonal i akrepave të ores. Ky ndërrim do të kryhet gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, kur ora do të shkojë mbrapa. Ndërrimi konkret do të bëhet në orën 03:00 të natës, e cila do të kthehet automatikisht në 02:00. Kjo quhet edhe ora diellore dhe do të mbetet në fuqi deri më 28 mars të vitit të ardhshëm.Në këtë mënyrë, përfundon periudha e tanishme gjatë së cilës kishim një orë më shumë dritë në fund të ditës për shtatë muaj me radhë. Sipas të dhënave të Ternas, kompanisë që menaxhon rrjetit të energjisë, ky orar arriti t'i kursejë botës një kursim prej 643 milionë kilovatë orë energji që e përkthyer në terma ekonomikë korrespondon me 93 milionë euro. Ora ligjore është vënë në veprim në vitin 1966, gjatë viteve të krizës energjitike. Shteti i parë që e ka futur ishtë Italia në vitin 1916. Idea e orës ligjore i njihet shpikësit të rrufepritësit Benjamin Franklin, në vitin 1784.