Tunizi, gjykata shpërndan partinë e Ben Alisë

Një gjykatë tuniziane ka shpërndarë ish-partinë udhëheqëse të vendit, të Presidentit të rrëzuar Zine El Abidine Ben Ali.
Gjykata në kryeqytet shpalli fundin e Partisë Tubim për Demokraci Kushtetuese të mërkurën, por partia theksoi se do ta apelojë vendimin.
Protestuesit pro-demokracisë kanë kërkuar shpërbërjen e partisë që prej largimit të Ben Alisë me 14 janar, pas kryengritjeve popullore.
Partia kishte dy milionë anëtarë në një shtet me popullsi jo më shumë se 12 milionë persona. Ajo akuzohet se ka dhunuar të drejtat e njeriut duke ngritur një regjim totalitar nën drejtimin e Ben Alisë.
Që prej krijimit në vitin 1988, kjo parti nuk ishte kontrolluar kurrë dhe nuk kishte paraqitur llogaritë vjetore, theksoi Ministria e Brendshme.