AKKP, ndan këstin e dytë të kompensimit të pronarëve
1300 pronarë, pasuria e të cilëve është prekur prej ndërtimeve informale që prej datës 10 mars do të kenë të depozituar në llogaritë e tyre bankare këstin e dytë të kompensimit prej 15.05 përqind.
Elvis Çefa, drejtor i përgjithshëm i Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave deklaroi se shuma e vënë në dispozicion të këtyre personave është rreth 750 milion lekë.
Tashmë pronarët e prekur prej ndërtimeve informale marrin rreth 37 përqind të shumës duke qenë se këstin e parë ata kanë marrë rreth 22 përqind të shumës. Sipas Drejtorit të AKKP-së tashmë është miratuar edhe fondi prej 1 miliard lekësh për të shpronësuarit.