E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tunizi, katër të vdekur në përleshje

Të paktën 4 persona kanë mbetur të vrarë në fundjavë në qytetin Le Kef, në Tunizi, gjatë përleshjeve të ashpra ndërmjet manifestuesve dhe frocave te rendit, përleshje që u zhvilluan përpara selisë së prefekturës.

Lajmi është bërë i ditur nga agjensia e lajmeve AFP. Përleshjet nisën kur qindra persona i dhanë jetë një tjetër proteste për të kërkuar zevendësimin e shefit të policisë së Le Kef, duke e akuzuar atë për abuzim me pushtetin në ekzekutimin e funksioneve. Në këtë pikë, duket se policia ka qëlluar për të shpërndarë turmat e njerezve.

Disa media të huaja raportojnë se në Tunizi sipas qarqeve qeveritare dhe dëshmitarëve janë vrarë nga protestat e vazhdueshme disa persona.

Ato raportojnë se policët kanë qëlluar mbi demonstruesit pasi u sulmua një prej oficerëve të sigurisë, bËn të ditur agjencia e lajmeve Reuters duke iu referuar burimeve nga Ministria e Brendshme. Po sipas këtij burimi mendohet gjithashtu se janë plagosur të paktën 17 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›