Rama ngushëllime në familjen e Hekuran Dedës

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vizituar sot familjen e Hekuran Dedës, demonstruesit të vrarë më 21 janar. Gjatë vizitës në familjen Deda, kreu i PS-së Rama i ka shprehur ngushëllimet për humbjen e djalit të tyre.
“Hekurani humbi jetën si pasojë e një plumbi vrastar të marrë në kokë, në një kohë që ndodhej larg godinës së kryeministrisë, në podiumin e mediave së bashku me shumë gazetarë. Ai plumb nga Garda e Republikës ka qenë fatal për jetën e Hekuran Dedës”, është shprehur Rama.
Gjatë vizitës në familjen Deda në Laknas, fshat në rrethinat e Tiranës, Rama ka qenë i shoqëruara nga nëna e tij zonja Aneta dhe bashkëshortja Linda.
Ndërkohë pas vizitës në familjen Deda, kreu i opozitës ka shkuar më pas në aeroportin e Rinasit ku sëbashku me deputetë të PS-së pritën trupin e pajetë të demontruesit të katërt Aleks Nikaj i cili ndërroi jetë në Turqi.