Tunizi, policia përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Protesta të tjera anti-qeveritare janë zhvilluar sot në kryeqytetin e Tunizisë. Policia dhe trupat qeveritare kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën e demonstruesëve duke përdorur edhe gaz lotsjellës.
Në sheshin qëndror të Tunisit ishin mbledhur rreth 200 prostestues të cilët kanë hyrë në ditën e katërt të protestave për dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit të vendit Beji Caid Sebsi.
Protestat e ditës së sotme janë kryer pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe ndalim qarkullimit në kryeqytetin e vendit.