E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al-Zawahri nuk është një lider si Bin Laden

SHBA nuk mund të konsiderojnë të shkatërruar rrjetin terrorist Al Qaida me vrasjen e Osama Bin Laden. Sipas Këshilltarit per Sigurinë Kombëtare të presidentit Barack Obama, Tom Donilon, vrasja e kreut të Al Qaidës Bin Laden është një hap përpara për sigurinë dhe kontribuon për shkatërrimin e rrjetit terrorist por nuk është e mjaftueshme.

Donilon ka theksuar se numri dy i organizatës terroriste Ayman al-Zawahri është një rrezik gjithashtu i madh dhe duhet punuar shumë për të bllokuar të gjitha strategjitë e mundshme dhe kërcënimet kundër SHBA dhe botës perëndimore.

Megjithatë ka shtuar në fund të deklaratës së tij Tom Donilon, Al-Zawairi nuk paraqet rrrezikun që paraqiste ish shefi i tij Osama Bin Laden.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›