Siri, forcat qeveritate vrasin 12-vjeçar
Forcat e armatosura qeveritare në Siri, gjatë operacioneve të fundit ushtarake kanë vrarë një 12-vjeçar. Forcat e armatosura të mbështetura edhe nga tanket kanë hyrë edhe në qytetin Homs që ka 1 milionë banorë.
Sipas Institutit vëzhgues për të drejtat e njeriut në Siri, 12-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e shpërthimeve dhe të shtënave të vazhdueshme më armë zjarri që janë dëgjuar në të gjithë qytetin. Deri tani raportohet se forcat ushtarake kanë hyrë të paktën në 3 lagjet kryesore të qytetit Homs.
Gjithashtu edhe në qytete të tjera të vendit ka patur përleshje dhe sulme kundër demonstruesëve të cilët protestojnë kundër qverisë.