E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tunizi, protesta post-zgjedhore

Korrespondentja e Al-Xhazirës, Nazanine Moshiri, raporton se në vendngjarje kishte shumë pak forca policie para se të ndërhynin.  Ajo raportoi gjithashtu se shumë persona janë arrestuar.

Ministria e Brendshme raportoi se në qytet do të shpallet gjendja e shtetrrethimit nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Sidi Bouzidi ishte djepi i kryengritjes që çoi në rrëzimin e Zine el Abidine Ben Alisë në muajin janar.

Mbështetësit e një partie popullore në Sidi Bouzid u nervozuan për eleminimin e saj nga zgjedhjet e së dielës pas akuzave për shkelje të mënyrës së financimit të fushatës zgjedhore./Start/F. P/

                                                                                             2011-10-28 14:30
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›