Superliga fiton Kastrioti e Laci

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të javës së pestë të Superligës Shqiptare, me Kastriotin dhe Laçin që arritën të fitonin në fushat e vështira të Bylisit dhe Tomorit, përkatësisht.
Ballshiotët, një prej skuadrave me rendimentin më të lartë brenda fushës së tyre, pësuan një gol të shpejtë nga Sebino Plaku, disavantazh që nuk mundën ta rikuperonin më deri në fundin e takimit.
Nga ana e tij, Laçi arriti një fitore me shumë vlera në Lushnje, ku Tomori luan ndeshjet e tij, për shkak të punimeve në stadiumin e Beratit. Për skuadrën e drejtuar nga Nevil Dede, diferencën e bëri një gol i shënuar nga pika e bardhë e 11-metërshit, nga serbi Trajkoviç.
Programi i kësaj jave vazhdon nesër me ndeshjet Flamurtari-Pogradeci, Vllaznia-Tirana dhe Skënderbeu-Kamza. Ditën e dielë, mbyllin javën takimet Dinamo-Shkumbini dhe Apolonia-Teuta.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Messi kyçet në kabinën e avionit
Një ngjarje e rrallë i ka ndodhur yllit të futbollit botëror, Lionel Messi, i cili u detyrua të kyçet brenda në kabinë së bashku me pilotët, për të shmangur vëmendjen e tepërt të tifozëve në Venezuelë. Milan, vetëm fitore ndaj Palermos
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, në prag të ndeshjes së vështirë me Palermon në Serinë A, theksoi se për skuadrën e tij nuk do të ketë më asnjë justifikim, nëse nuk do të jetë në gjendje të sigurojë fitoren. Arsenal, Drogba për t’u rimëkëmbur
Pas një fillimi jashtëzakonisht të dobët të kampionatit, Arsenali i Arsene Wenger është duke menduar për një fushatë të fuqishme blerjesh, që të lejojë klubin të rikthehet të konkurrojë për tituj të rëndësishëm.
Kuzhe: Do të shikoj edhe mundësi të tjera
E ka drejtuar Kombëtaren e Shqipërisë për më shumë se dy vite, por sot po përjeton një situatë të paqartë për të ardhmen. PSG-Beckham, afër marrëveshjes
Sipas shtypit francez, tratativa mes Paris Saint Germain dhe David Beckham po konkretizohet.
Lajmet kryesore
Topi kthen ligjin e mbetjeve
Preisdenti kundër nenit që lejon importin
Progres-raporti, Arvizu: Rezultat zhgënjyes
Topalli, akuza Topit e opozitës
Partitë, si në vitin 1914
Lezhë, konflikt për pronën, një i vdekur