E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tunizi shkrihet sherbimi sekret policor

Qeveria e përkohshme në Tunizi lajmëroi gjatë drekës për shkrirjen e shërbimit sekret policor, vendim që hyn në fuqi menjëherë.

Agjensia e fshehtë është akuzuar gjerësisht për kryerjen e abuzimeve me të drejtat thelbësore të njeriut dhe për tortura, gjatë regjimit 23-vjeçar të ish-presidentit Zine el-Abidine Ben Ali.

Kryeministri Caid Essebsi lajmëroi edhe për ndryshime të rejanë kabinetin qeveritar, i cili tashmë përfshin disa figura të reja të opozitës, ndërsa është zgjeruar me 22 antarë.

Zgjedhjet e parakohshme janë planifikuar të mbahen në Tunizi në datën 24 korrik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›