Serbia armatos Gadafin

Beograd ndash Derisa Libia po shkonte drejt rebelimit popullor ish-presidenti serb fluturoi drejt Tripolit per te aranzhuar nje interviste me Muamar Gadafin per nje kanal televiziv serb duke ia dhene mundesine diktatorit libian per te folur per pushtetin e tij te vene buze renies.
Populli im eshte plotesisht prapa meje - ka thene Gadafi per Pink TV ne nje interviste televizive.
Gjesti i perkrahjes se Gadafit nga qeveria serbe nuk ishte bere publikisht por qeveria ka marre kritika te ashpra brenda Serbise per mosdenimin e aksionit te Gadafit kunder kryengritjes popullore. E gjithe bota ka denuar dhunen e ushtruar nga forcat ushtarake te diktatorit libian i cili qeveris libianet me grusht te hekurt qe 42 vjet.
Nje arsye e mundshme per kete heshtje qindra miliona dollare kontrata ushtarake dhe te ndertimit. Kjo ka qene nje goditje e forte per qeverine serbe e cila po mundohet ta permiresoje imazhin e Serbise se koheve te lufterave te Ballkanit gjate viteve nentedhjete. Serbia po merr pjese ne shume misione paqesore nderkombetare.
Nuk ka fije dyshimi se disa prej plumbave te shkrepur nga ushtaret e Gadafit kunder protestuesve paqesore ishin prodhuar ne Serbi dhe ata qe kishin bombarduar nga ajri njerezit qe duan renien e Gadafit ishin trajnuar ne Serbi.
Vendet perendimore si Britania dhe Italia kane armatosur dhe bashkepunuar me regjimin e Gadafit por kjo eshte jashtezakonisht e ndjeshme ne Serbi pasi kjo e fundit po mundohet te behet pjese e Bashkimit Evropian dhe NATO-s pasi nje kohe te gjate kishte perjetuar nje trajtim te zymte per shkak te rolit te saj ne luftera.
Serbia dhe ish-Jugosllavia u jane ekspozuar nje rreziku politik me marreveshjet ushtarake me regjimet kunderthenese si Libia - ka deklaruar analisti ushtarak Sasha Radic.
Gjate viteve shtatedhjete dhe tetedhjete industria ushtarake e ish-Jugosllavise kishte nenshkruar dhjetera marreveshje me shtetet ne Azi Afrike Veriore dhe Lindje te Mesme perfshire edhe me regjimin e Sadam Huseinit te Irakut duke e bere shtetin ballkanik njerin prej dhjete eksportuesve me te medhenj ushtarake ne bote.
Tregtia me arme ishte nderprere pas shkaterrimit te Jugosllavise gjate viteve nentedhjete. Por kjo tregti eshte kthyer ne vitet e fundit vecanerisht Serbia e cila ka industrine me te madhe ushtarake ne Ballkan. Nje grup i pavarur liberal serb ka kerkuar nga qeveria qe te ndale armatosjen e regjimit te Gadafit megjithese Beogradi zyrtar pretendon se nuk po zbaton asnje marreveshje ushtarake me Libine qekur atje kane shperthyer kryengritjet popullore.
Te rinjte qe dikur rrezuan liderin famekeq serb Sllobodan Milloshevic kane inkurajuar dhe trajnuar te rinj te Egjiptit ne menyrat sesi duhet rrezuar nje regjim.
Me siguri se disa te rinj libiane po perdorin disa metoda per rrezimin e regjimit duke i huazuar nga egjiptianet te cilet ne i kemi trajnuar - ka thene ish-drejtuesi i levizjes Otpor Sergja Popovic.
Ministria serbe e Mbrojtjes ka mohuar raportet se mercenare serbe jane angazhuar nga Gadafi ne vrasjen e protestuesve ne qytetin lindor te Bengazit.
Lufta per qytete
Vazhdojne luftimet ne Libi per marrjen e qyteteve. Deklaratat e zyrtareve pro qeverise se Gadafit thone te kene marre kontrollin ne disa qytete kurse forcat antiqeveritare hedhin poshte keto pohime. Banoret e kryeqytetit te Libise Tripoli jane zgjuar te dielen nen krismat e armeve. Zyrtaret thone se te shtenat kane ardhur nga mbeshtetesit e udheheqesit libian Muamar Gadafi te cilet kane festuar deklaratat e qeverise per rimarrjen e kontrollit te qyteteve bregdetare Zavijah dhe Misrata si dhe te qytetit te naftes Ras Lanof ne Libine qendrore. Por keto pohime hidhen poshte nga forcat kryengritese. Ata thone se Ras Lanofi mbetet ne kontrollin e tyre.
Ne nje deklarate per popullin libian forcat revolucionare konfirmojne se kane ende kontrollin e zonave te cliruara. Ajo cfare kane transmetuar kanalet pro Gadafit eshte e pasakte dhe nuk eshte e vertete ne terren. Ju gazetaret e keni pare edhe vete se ne kemi nen kontroll te plote zonat qe i kemi cliruar. Pra keto thashetheme jane te rreme - thote zedhenesi i protestuesve Vanif Bou Hanada per agjencine e lajmeve Reuters. Raportet e mediave te pavarura thone se Ras Lanofi vazhdon te kontrollohet nga forcat opozitare.
Sipas disa njoftimeve luftanijet kane lancuar dy sulme me raketa prane kompleksit te naftes. Pjesa me e madhe e naftes se Libise perpunohet ne rafinerite rreth Ras Lanofit.
Me heret televizioni shteteror i Libise ka njoftuar se forcat qeveritare kane levizur drejt Bengazit ndonese nuk ka ndonje konfirmim te pavarur te informacioneve. Bengazi vleresohet te jete qendra e trazirave te vazhdueshme kunder sundimit 41-vjecar te Muamar Gadafit.
Qindra njerez kane humbur jeten qe nga shperthimi i dhunes ndersa jane ne rritje shqetesimet se trazirat mund te pershkallezojne ne lufte civile.
Ne nje interviste per mediat franceze Gadafi ka thene se Libia do te behet strehe per grupet terroriste si Al-Kaeda nese ai permbyset.