E Diel, 1 Nëntor 2026

Tunizia ekstradon ish-Kryeministrin libian

Tunizia njoftoi se do ta ekstradojë ish kryeministrin e Libisë në vendin e tij.

Avokatët e Al-Baghdadi Al-Mahmudit, si dhe grupet për të drejtat e njeriut e kanë kundërshtuar ekstradimin për shkak të sigurisë së tij personale.

Al-Mahmudi është arrestuar në muajin shtator për hyrje ilegale në Tunizi nga ku përpiqej të ikte në Algjeri, vend ky ku kanë gjetur strehim anëtarët e familjes së liderit tashmë të vdekur, Muamer Gadafit.

Autoritetet tuniziane thanë se ekstradimi do të ndodhë në javët e ardhshme.

Al-Mahmudi përballet me akuza që burojnë nga koha, derisa ishte kryministër në Libën e Gadafit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›