Kriza ekonomike, liderët evropianë takohen sot në Bruksel

Udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian, do të takohen në Bruksel në përpjekje për të gjetur mënyra për të dalë nga kriza e borxheve dhe për të nxitur vende të reja pune si dhe rritje ekonomike.
Të martën, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik paralajmëroi 17 vendet e eurozonës për rrezikun nga “recesioni i rënd”.
Krerët e BE-së në takim pritet të fokusohen për gjetjen e mënyrave për të nxitur rritje ekonomike në Evropë dhe rrugëdalje nga kriza.
Presidenti i ri francez, Fransua Hollande ka thënë se ai nuk do të nënshkruajë paktin fiskal të Evropës, nëse nuk përfshihen masa për të nxitur rritje.