Greqi, gjyq “Celulavetë Zjarrit”, edhe njëshqiptar në gjykim
ATHINE-Në Athinë ka filluar të hënën procesi gjyqësor ndaj 13 personave të akuzuar për pjesëmarrje në organizatën 'Komploti i Celulave të Zjarrit', që autoritetet greke e cilësojnë si terroriste. Mes të akuzuarve ndodhet edhe shtetasi shqiptar nga Himara, Damian Bollano, i cili do të gjykohet në mungesë, pasi nuk është arrestuar ende dhe është shpallur në kërkim bashkë me 3 shtetas gekë. Të gjithë ata akuzohen për një sërë sulmesh me bombë, përfshirë atë në zyrën e Ministrit të Rendit, ku gjeti vdekjen një nga këshilltarët e ministrit, por dhe për dërgesën e paketave bombë në ambasadat e huaja në nëntor të vitit të kaluar. Gjyqi do të zhvillohet nën masa shumë të rrepta sigurie dhe në sallë mund të hyjnë vetëm persona të autorizuar. Forca speciale të policisë janë dislokuar në gjithë zonën brenda dhe jashtë sallës së gjyqit, ndërsa helikopterë të policisë patrullojnë pa ndërprerje. Masat u cilësuan si të domosdoshme pas paralajmërimeve të bëra nga organizata, dy javë më parë. “Komploti i Celulave të Zjarrit”, me një komunikatë të publikuar më 5 janar, merrte pergjegjësinë për sulmin me autobombë të komanduar në selinë e gjykatës së shkallës së parë të Athinë, më 30 dhjetor 2010, ku u shkaktuan dëme të konsiderueshme.
(d.b/NEWS24BalkanWeb)
(d.b/NEWS24BalkanWeb)