Benzema do të mungojë për një javë

Karim Benzema ka munguar në seancën e sotme stërvitore, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore është vërejtur një dëmtim në këmbën e majtë, i cili do ta mbajë jashtë fushe për një javë.
Kjo do të thotë se francezi nuk do të mund të luajë në ndeshjen e fundjavës kundër Xerezit, ndërsa është në dyshim edhe për takimin e Ligës së Kampionëve kundër ish-skuadrës së tij Olympique Lyon. Ky nuk është një lajm i mirë për sulmuesin e Los Blancos, pasi tani është kthyer nga dëmtimi Gonzalo Higuan dhe po ashtu kthehet nga pezullimi Cristiano Ronaldo, dhe ai do ta ketë të vështirë të sigurojë një vend startues në skuadër.