Patozi: PD mirëpret tryezën, dialog bazuar mbi ligjin
Në një deklaratë për mediat, Patozi u shpreh se PD-ja është e gatshme të zhvillojë negociatat, por ka theksuar se dialogu do të pranohet vetëm nëse pranohet mbi bazën e ligjit. “Partia Demokratike është e gatshme të dialogojë me çdo faktor politik, por nëse ky dialog bazohet mbi ligjin dhe Kushtetutën e vendit”, u shpreh Patozi, duke shtuar se bisedimet do të bazohen mbi rezolutën e Këshillit të Evropës.