Presidenti, Holtkemper: Mbështesim konsensusin

Gjermania mbështet konsensusin dhe zgjedhjet konsensuale për presidenttin e ardhshën në Shqipëri. Kështu ka deklaruar ambasadorja gjermane Carole Muller-Holtkemper gjatë një vizite në qytetin e Burrelit, duke komentuar një prej çështjeve më të debatuara në politikën shqiptare. Ajo e ka cilësuar më të rëndësishmë zgjedhjen e Presidentit, se sa mënyrën me të cilën do të zgjidhet ai, por me kusht që ti përmbahet kushtetutës.
E shoqëruar nga deputetë të Qarkut, ambasadorja është takuar me kryebashkiaken Adelina Farrici, ku kanë biseduar gjatë rreth mundësisë së zhvillimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës në qytetin e Burrelit. Gjithashtu, ambasadorja mori edhe njohuri historike për Matin gjatë vizitës së saj në muzeun Historik ku u prit nga drejtoresha, Suzana Kurti.