Turi i Ashton. Udhetim 4 ditor ne Lindjen e Mesme

Përfaqësuesja e lartë e politikës së Jashtme të BE-së, Kethrin Ashton takoi presidentin palestinez, Mahmud Abaz në qytetin e Bregut Perëndimor të Ramallah. Ashton ndodhet në një udhëtim katërditor në Lindjen e Mesme dhe ka takuar zyrtarë izraelitë dhe palestinezë në një përpjekje për të inkurajuar palët t’i kthehen bisedimeve të paqes.
Sipas një njoftimi për shtyp nga zyrat e Bashkimit Europian, Ashton ka propozuar fillimin e një takimit të Kuartetit për të ristartuar bisedimet dhe ndodhet në pritje të reagimit të palëve. Ashton do të vizitojë sot edhe Egjiptin dhe planifikon të diskutojë situatën e trazuar në Libi me përfaqësuesit e OKB-së, Ligës Arabe dhe Unionit Afrikan në zyrat qendrore në Kajro.