E Diel, 1 Nëntor 2026

Fonde per mjedisin Mediu Buxheti i pamjaftueshem

Krijimi i fondit mjedisor do të ishte zgjidhja e  duhur që të gjitha projektet mbi mjedisin të zbatoheshin ashtu si duhet. Aktualisht buxheti nuk është i mjaftueshëm për të gjitha nismat që ndërmerren si menaxhimi i mbetjeve urbane apo ndotja nga ujrat e zeza apo dhe  menaxhimi i projekteve të tjera të cilat duhet të zbatohen sipas standarteve europiane. 
Këto deklarata vijnë ngë kreu i Mjedisit Fatmir Mediu, i cili u shpreh se donatorët e huaj dhe bizneset privatë do të luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e këtij fondi.“Koordinim më të mirë do të thotë investime të planifikuara më qartë përsa I përket menaxhimit të mbetjeve, trajtimit të ujrave, të çështjeve të tjera mjedisore. Ka nevojë për një  fond mjedisor I cili I jep mundësi për ta parë në një këndvështrim sektorial çështjen e mjedisit, por njëkohësisht angazhon drejtpërdrejt edhe pushtetin local nëpërmjet projekteve apo dhe subjekteve të cilat janë të interesuara për të investuar në çështjet mjedisore”- tha Mediu.

Këto deklarata ministri Mediu i bëri gjatë një takimi me përfaqësues të Agjensisë Suedeze për Zhvillim, specialistë te mjedisit dhe përfaqësues të ministrisë së Financave. Kreu i mjedisit pas këtij takimi është ndalur dhe në çështjen e unazës së madhe e cila këto ditë po disktutohet në nivel specialistësh. Mediu u shpreh se leja mjedisore që do të lëshohet do të marre parasysh të gjitha propozimet e ambientalistëve  për  shmangien e zhurmave dhe dëmtimin e bimëve.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›