Vrasja ne Shkoder policia arreston autorin ne Bushat
Pas pesë orë rrethimi dhe negociatash policia e Shkodrës ka arritur të arrestojë autorin e vrasjes së një natë më parë në fshatin Barbullush të komunës Bushat ku mbeti i vdekur 61- vjecari Ndoc Çeliku. Autori i kësaj vrasje është Agim Gjata, 38- vjeç, i cili është edhe fqinj i viktimës. Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi edhe një armë zjarri automatike dhe një krehër me 21 fishekë.
“Si rezultat i një operacioni të mirëorganizuar u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Agim Gjata, vjeç 38, pasi mbrëmë rreth orës 24:00 në fshatin Barbullush të komunës Bushat, në një rrugicë dytësore, ka vrarë me armë zjarri për motive të dobta bashkëfshatarin e tij, shtetasin Ndoc Çeliku, vjeç 61”- deklaroi Fatbardha Çelepija, zedhenese e drejtorise së policisë së qarkut Shkodër.
Mbrëmjen e djeshme viktima dhe autori i krimit janë grindur me njëri- tjetrin. Pas saj 38- vjeçari Gjata ka shkuar në banesëne tij, ka marrë armën dhe ka qëlluar me breshëri mbi 61- vjeçarin Ndoc Çeliku duke e lënë atë të vdekur në vend. Tashmë mbi Gjatën rëndon akuza e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje.
Bruna Gjoka