Turi i Zvicrës, çiklisti Mäder humb jetën pas aksidentit të rëndë

Çiklisti zviceran Gino Mäder ka ndërruar jetë ditën e somte. Një ditë pas aksidentit të rëndë, 26-vjeçari nuk ka mundur që të mbijëtoi dëmtimeve të shumta të pësuara në trup.
Mäder doli nga rruga dhe ra në një humnerë në zbritjen e fundit të ditës në La Punt në Zvicrën juglindore. Ai u gjet pa ndjenja në ujë dhe u përmend nga stafi mjekësor, përpara se të transportohej me avion në spitalin e Chur.
Ekipi i tij, Bahrain Victorious, njoftoi sot në mëngjes se Mäder kishte vdekur. “Me pikëllim të thellë dhe zemra të dhimbsura duhet të njoftojmë ndarjen nga jeta të Gino Mäder”, thuhet në një deklaratë.