E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turistë e huaj mësojnë vallet shqiptare

Imagjinoni një anglez, holandez apo gjerman që kërcen vallen e shqipeve apo djeg shaminë e beqarit... (efekte valle) . Në fakt nuk është më thjeshtë një imagjinatë apo një skenë valljeje amatore dasme por një ëndërr e bukur turistike në qëndër të kryeqytetit. Prej ditësh salla e Teatrit të Operas dhe Baletit është kthyer në një arenë vallesh që ndonëse kërcehet prej njerëzve që flasin dhejtra gjuhë të ndryshme mbart me vete një pasion të jashtëzakonshëm. 17 turistë të huaj, prej disa ditësh, zhvillojnë një kurs ku mësojnë të kërcejnë valle nga të gjitha trevat e Shqipërisë.
Po si nisi kjo nismë që po zhvillohet për të dytin vit me rrathë. Seminari është një nismë e hollandezit Ces Hillebrand. i cili është impresionuar me Shqipërinë që kur erdhi për herë të parë në Shqipëri në kohën e komunizmit.
Gjithashtu turistët, fillimisht janë njohur me vendet turistike më të bukura nga veriu në jug të Shqipërisë. Pjesë e seminarit të tyre janë edhe leksionet që ato do të marrin edhe për muzikën, veshjet dhe traditën shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›