E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK në koalicion me PDK, AKR jashtë

AAK do të jetë ne koalicion për bashkëqeverisje me PDK-në e Hashim Thaçit. Kjo marrëveshje parimore, por ende e pakonfirmuar zyrtarisht përjashton Aleancën për Kosovën e Re (AKR) të Behgjet Pacollit nga koalicioni dhe ky ka qenë edhe kushti i AAK-së.
“Parimisht është arritur kjo marrëveshje dhe pritet të zyrtarizohet. Një ndër kushtet tona ka qenë që AKR të mos përfshihet në koalicion”, theksoi një zyrtar i AAK-së, në kushte anonimiteti.
 

Në koalicionin e ri do të jetë edhe “Lista Ibrahim Rugova”, duke përfshirë edhe deputetë që do të bashkangjiten nga radhët e LDK-së.
Gjithashtu nuk përjashtohen edhe deputetë të Partisë së Drejtësisë (PD), të cilët do të largohen nga koalicioni “Aleanca për Kosovën e Re”.

Detajet e marrëveshjes PDK dhe AAK pritet të formalizohen dhe se në kuadër të negociatave do të jetë edhe posti i presidentit, ndërsa kandidatura do të jetë një figurë e pranueshme për dy partitë, por që do të vijë nga radhët e AAK-së.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›