Turistët e huaj jehonë protestës së studentëve, rrëzojnë propagandën e Qeverisë: Janë më civilë se në Itali dhe Amerikë!
Turistët e huaj që kanë mbërritur këto ditë në Shqipëri janë kthyer edhe në reporterë të parë të lajmit të protestave të studentëve.

Njëri prej tyre që sot ishte i pranishëm gjatë protestës në Durrës, raportoi live nga profili i tij në instagram, se protestat e studentëve shqiptarë janë shumë herë më civile dhe të qytetëruara se ato që ndodhin në Itali apo në Amerikë.
‘Përshëndetje djema. Siç edhe e dini ka protesta në këtë moment në Shqipëri. Ja ku është policia. Duhet të shkoj të shikoj vendet në të gjithë këtë …. Ka thyerje kudo. Ka flakë kudo.
Dhe të mendoni që kjo gjë ka ndodhur vetëm gjysmë ore më parë. Mesa kuptova kanë sulmuar Prefekturën. Katrahura më e madhe është në Tiranë.
Tani jemi në Durrës që është disi më larg. Por sulmet janë më shumë në sektorin publik se sa në atë privat, një gjë që nuk ndodh në Amerikë.
Kështu që edhe në protesta shqiptarët janë më civilë se sa italianët në Bolonja që e kthyen në ferr dhe i vendosën flakën bizneseve private. Përse ne në nivel ndërkombëtar bëjmë figurë m**i, e marrtë dreqi.