E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ E reja plagoset gjatë protestës në Tiranë, dërgohet te Trauma për ndihmë mjekësore, dëshmitarja: Humbi shumë gjak!

Një studente e identifikuar si Eva Pango ka mbetur e plagosur në kokë gjatë protestës së studentëve në Tiranë, në ditën e tretë të revoltës së tyre.

studentja trauma (1)

Siç shihet edhe nga pamjet filmike, e reja është e gjakosur në pjesën e kokës dhe të fytyrës, teksa protestonte në zonën e qendrës së kryeqytetit.

Ajo është transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas raportimeve, studentja ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Në pamjet e publikuara dëgjohen edhe personat që e kanë shoqëruar të renë drejt spitalit, të cilët u shpjegojnë mjekëve se ajo ka humbur gjak nga plagët e marra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›