Turistja angleze: Historia ime me dashnorin shqiptar
Prokuroria vendos të ndjekë në gjëndje të lirë sarandiotin e akuzuar për përdhunim nga 20- vjeçarja angleze
SARANDË- Edhe pse ka pranuar që të bëjë dashuri me dëshirën e saj e ka denocuar më pas në polici për sjellje jo të pëlqyshme. Ngjarja e rrëfyer si përdhunim nga turistia anglezeduket se nuk ka qenë gjë tjetër veçse një aventurë jo e këndshme me partnerin shqiptar të saponjohur në hotel. Në mbrëmjen e së premtes, duket se 20- vjeçarja e huaj ka dëshiruar një natë të zjarrtë por gjithçka ka shkuar ters kur kanë përfunduar në shtrat. Ngjarja e denoncuar si përdhunim dhe që ka alarmuar jo vetëm policinë lokale por dhe trupin diplomatik britanik nuk është gjë tjetër veçse një hakmarje të “dashurish” për zgjidhjen e së cilës prokuroria e Sarandës ka nisur hetimet.
Rrefimi
Djali nga Saranda duket se do ta paguajë shtrenjtë aventurën e tij me turisten angleze. Megjithëse është lënë i lirë prokuroria e qytetit bregdetar ka nisur hetimet ndaj tij falë akuzës së përdhunimit të ngritur nga 20- vjeçarja angleze.Megjithëse për orë të tëra vajza e huaj ka rëfyer ngjarjen e së hënës me pretendimin se është abuzuar seksualisht kjo nuk e ka bindur grupin hetimor. Ekspertiza mjeko-ligjore nuk ka vërtetuar asnjë shenjë dhune në trupin e vajzës ndërkohë që dëshmitarë të ndryshëm kanë deklaruar se gjatë ditës së premte kanë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit miqësisht turisten angleze dhedjalin sarandiot. Madje ka qënë dhe vetë vajza me inicialet A. A e cila ka ndryshuar dëshminë e saj në prokokurorinë e sarandës. “Një djalë më ka përdhunuar në një nga hotelet e Sarandës”,-ka deklaruar fillimisht për uniformat blu turistja angleze. Më pas ka ndryshuar dëshminë duke thënë se ka shkuar me dëshirën e saj për të kaluar natën me sarandiotin. Pasi kanë biseduar në hollin e hotelit dy të rinjtë kishin vendosur të kaloninnjë natë bashkë. Bukuroshi sarandiot falë komunikimit në anglisht kishte arritur të joshte turisten e cila prej disa ditësh kalonte pushimet në brigjet e Jonit. “Kam shkuar në dhomë me dëshirën time por pastaj gjithçka ka ndryshuar. Mënyrat se si ai kërkonte të bënte seks nuk ishin të pranueshme. Ai më kërkoi të bëja dashuri në mënyra të ndryshme ndaj dhe vendosa ta denoncoj dhunimin seksual që më ka bërë”,-ka deklaruar për prokurorinë e Sarandës turistja angleze.Ndërsa djali sarandiot ka deklaruar krejt të kundërtën. Sipas tij, nata e së premtes nuk ka qënë asgjë tjetër veçse një aventurë seksuale për të cilën kishte rënë dakord me vajzën angleze. Pikërisht këto dëshmi por edhe fakti që nga ekspertiza mjeko-ligjore nuk janë vërtetuar shenja dhuneprokuroria e Sarandës ka vendosur të lërë të lirë djaloshin për të vazhduar hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Në mëngjesin e së shtunës një çift anglezësh janë paraqitur në mjediset e komisariatit të qytetit bregdetar për të denoncuar një të ri nga Saranda, duke e akuzuar atë për dhunë seksuale. Denoncimi i vajzës me inicialetA.A ka alarmuar policinë dhe prokurorinë e Sarandës, pasi Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë ka kërkuar me ngulm zbardhjen e së vërtetës.
Çifti anglezndodhet prej disa ditësh në Sarandë, qytet të cilin e kishin zgjedhur për të kaluar disa ditë pushimesh.Të premten në mëngjes çifti i turistëve ishte shpërngulur në një dhomë hoteli, ku pretendohet se ka ndodhur ngjarja.Gjithçka ka nisur pas një zënke në hotel ku bashkëshorti i moshuar sheh duke biseduar vajzën angleze me djalin shqiptar. Anglezi ka hedhur akuzën se sarandioti ka përdhunuargruan e tij dhe më pasi i janë drejtuar policisë për të denoncuar dhunën seksuale. Megjithëse pritet përfundimi i hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes, prokuroria ka vendosur ndjekjen në gjëndje të lirë të djalit sarandiot. Pas denoncimit të ngjarjes, çifti anglez edhe gjatë ditës së djeshme është parë në plazhin joshës të Sarandës bukuria e të cilit duket se ka joshur anglezen dhe për një aventurë më shumë. Në fund të fundit pushimet pa aventurë s’do të quheshin të tilla.