E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, 10 minatorë hyjnë në grevë urie

Pogradec- Pas Tiranës, edhe minatorët e Pogradecit kanë hyrë sot në grevë urie. Në orët e pasdites janë ngujuar në grevë urie në ambientet e ish turizmit të vjetër 10 minatorë nga rrethi i Pogradecit.

Sekretari i shoqatës së minatorëve, Ladi Minimi ka thënë se shkak i kësaj greve është mungesa e statusit të minatorëve, për të cilin huk po gjendet rruga e zbatimit nga qeveria. Tjetër kërkesë e tyre është pezullimi i pensioneve suplementare për 104 minatorë, prej më shumë se 1 viti.

Sipas tij, minatorët grevistë do të mbështeten edhe nga gjithë minatorët e rrethit. Greva e tyre vjen pak ditë pas grevës së minatorëve të Tiranës, ndërkohë që edhe minatorët e rretheve të tjerë kanë shprehur solidaritetin me grevistët, duke lajmëruar një grevë të përgjithshme urie.

Pogradecarët kanë këmbëngur dje se nuk do të dalin gjallë nga greva pa iu plotësuar më parë kërkesat e tyre, krej minimale.

Rrethi i Pogradecit ka pasur 5 mijë minatorë prej të cilëve 3 mijë në minierat e hekur nikelit dhe 2 mijë të tjerë në minierat e qymyrit.

Ndërkohë, Minimi thotë se stoqet e hekurit janë marrë me koncension dhe po shiten nga persona anonimë në tregjet e huaja me 400 dollarë tonin, duke mbushur xhepat e një kategorie personash që nuk kanë lidhje me minierat. Gjithashtu, këta persona po shfrytëzojnë dhe hekurin në karrierë nga rezervat shtetërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›