E Hënë, 2 Nëntor 2026

Turizëm ndryshe në Pogradec – Kanoet, një tjetër mënyrë për të zbuluar bukuritë e liqenit

Gjatë muajve të verës, përveç plazhit dhe relaksit buzë liqenit, vizitorëve në Pogradec u ofrohet një përvojë ndryshe, shëtitjet me kanoe në ujërat e qeta të liqenit të Ohrit. Ky sport ujor, i cili ka nisur të ushtrohet prej disa vitesh, po fiton popullaritet dhe po tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.

“Kemi rreth 7 vite që ushtrojmë këtë aktivitet dhe ka pjesëmarrje të gjerë nga të gjitha grup moshat por më së shumti nga të rinjtë gjithashtu edhe nga turistët e huaj”, u shpreh Aleksandër Filipi, Operator turistik.

Gjithnjë e më shumë turistë zgjedhin të eksplorojnë liqenin me kanoe dhe interesi për këtë aktivitet është në rritje nga sezoni në sezon.

“Shpresojmë që këtë vit të kemi edhe më shumë turistë”, tha Filipi.

Shëtitjet me kanoe janë kthyer në një element të rëndësishëm të ofertës turistike të Pogradecit, duke kontribuar në diversifikimin e aktiviteteve gjatë sezonit dhe duke i shtuar qytetit një tjetër vlerë rekreative.

Gazetare Eftjola Fili

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›