Turizëm për tu çmallur, emigrantët: Nuk kemi para, takojmë vetëm familjarët
Share
Të paktën 4 mijë emigrantë dhe 1 mijë e 800 mjete janë futur nga pika e kalimit kufitar në vend, vetëm në 24 orët e fundit.
Pavarësisht parashikimive edhe kjo stinë vere po sjell mijëra emigrantë shqiptarë në Greqi pranë të afërmve dhe familjarëve të tyre për pushimet verore.
Ndryshimi i këtij viti është vetëm fakti se duket se do të shpenzojnë më pak. Emigrantët që kanë mundur ti mbijetojnë valës së kthimeve si pasojë e krizës greke, shprehen se do të limitojnë qëndrimin vetëm pranë familjarëve të tyre pa shpenzuar së tepërmi për tu argëtuar, raporton Top Channel.
Në ndryshim nga vitet e kaluara, në pikat e kalimit kufitar nuk ka patur anomali apo radhë të gjata.