E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Rama: LSI, pararojë për integrimin. Ata që duan Europën shohin nga ne

Share

Sa herë që flasin, drejtuesit e LSI-së nuk e lënë pa përmendur integrimin europian, edhe pse tashmë ka dështuar. Kanë vite që e bëjnë dhe me këtë motiv hynë në qeveri me Berishën. Dhe, vazhdojnë të besojnë tek integrimi. Sekretari i përgjithshëm, Luan Rama, thotë për gazetën Mapo se LSI ka qenë dhe është pararojë e integrimit.

Integrimi europian i vendit është prioriteti ynë kombëtar. Prandaj edhe i gjithë angazhimi dhe investimi i LSI-së ka qenë dhe mbetet maksimal në funksion të përmbushjes së këtij prioriteti. Duke qenë një proces i gjatë dhe shumë kompleks, jo të gjithë aktorët politikë u janë përgjigjur sfidave të integrimit me seriozitetin dhe angazhimin e duhur, sepse për fat të keq, ndonjë syresh është dominuar prej interesash shumë më minore e parciale në raport me interesat europiane të vendit. Por, pavarësisht kësaj që thashë, edhe në raport me integrimin, roli dhe kontributi i LSI-së jo vetëm kanë qenë shumë pozitivë, por kanë qenë edhe një vlerë reference për qasjen dhe sjelljen politike ndaj procesit për partitë e tjera. Përmes rolit tonë tepër aktiv e konsistent, ne jemi shndërruar në forcën pararojë të këtij procesi, ndaj për sa kohë zgjedhja jonë ka me vete si askund tjetër pothuaj të gjithë popullsinë e vendit që sheh tek Europa e Bashkuar vendin e vet të natyrshëm, objektivi ynë asnjëherë nuk do të shkojë drejt dështimit, po përkundrazi do të shkojë drejt realizimit, tha Luan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›