E Diel, 1 Nëntor 2026

Turizmi/ New Jork Times Shqiperia nje vend me bukuri te rralla

Vlora dhe Saranda një zonë mjaft e njohur e Rivierës Shqiptare, fillon kështu shkrimi i se përditshmes amerikane New York Times në një artikull të posaçëm për bregdetin shqiptar.

Në këtë artikull gazetarët e New York Times, të cilët kane vizituar për disa ditë Shqipërinë tregojnë për bukuritë e vendit por jo vetëm , ato kanë nxjerrë në pah dhe mikpritjen si dhe ushqimin tepër të shijshëm.

Korfuzi shënjestrohet lehtë nga gazetarët për bukuritë e tij . Për ata pika e fillimit të rivierës shqiptare është padyshim Vlora, një qytet “ngjitës” siç e ka përshkruar artikulli , ku jeta e natës është mjaft tërheqëse . Ndërsa Vlora thuhet në artikull nuk është tërheqëse vetëm për të rinjtë që duan të argëtohem por edhe për moshat e mesme e të treta.

Më pas Vjen Himara , ku artikulli flet për pamjet e saj të mrekullueshme. New York Times thekson dhe gatimin shqiptar , ushqimet tradicionale dhe aq te shijshme. Shqipëria është e njohur për thesaret e saj historike dhe arkeologjike si qyteti antik i Butrintit por ka një bregdet mbresëlënës. Jala , mjafton t;a shohësh me sy të lirë dhe çdo bukuri del. Por edhe e parë me syrin kritik me një det aq të thellë nuk të lë vend për të komentuar.

Ushqimi është një ndër pikat kryesore që e përditshmja amerikane thekson në faqen e saj . “Në Shqipëri pushimet mund të kalohen jo vetëm duke qëndruar në hotel. Ato bëhen më mahnitëse po të qëndrosh në një çadër kampingu për të shijuar në këtë mënyrë çdo çast nga bukuritë e bregdetit shqiptar” – përfundon artikulli .
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›